You Are A Treasure

17: Besim dhe Kurajo - Ilirjana (Ana) Ronson

Episode Notes

Pershëndetje të gjithëve!

Ky është Episodi i 17 i podcast Ti Je Një Thesar.

Jetojmë në një botë ku shpesh është e vështirë të kemi gëzim dhe kurajo por nëse besojmë në Të dhe nëse ecim me Të, ne do jemi të mbushur plot me gëzim dhe kurajo!

E vërteta është që sfidat e jetës janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme në jetët tone por nëse ne afrohemi pranë Tij dhe nëse qëndrojmë në Të, barra bëhet më e lehtë.

Tek Mateu 11:28 Jesus tha: “ Ejani tek une të gjithë ju që jeni të lodhur dhe të munduar, unë do t’ju çlodh “.

Qëndroni të fortë në Të dhe vazhdoni të ecni me besim çdo ditë dhe në çdo moment.

Perëndia Të Do Me Një Dashuri Aq Të Madhe…Dashuri Që Është Përtej Imagjinatës Tënde